Zëri Integrimit diskutim për të drejtat njerëzore dhe BE-në

Nga Ilirian Agolli, VOA/

Shqipëria ka 4 vjet që është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe prej atëherë iu ngarkuan disa objektiva për të realizuar me përparësi. Një prej tyre është edhe respektimi i të drejtave njerëzore. Qendra “Zëri i Integrimit” zhvilloi sot një tubim për të parë se si është gjendja e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Qendra “Zëri i Integrimit” organizoi sot një tubim me temë “4 vjet kandidat në BE- Ku jemi me të drejtat e njeriut?”, si një nga kërkesat prioritare në rpocesin e integrimit.

Një nga folësit kryesorë, komisioni për mbrotjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, theksoi një gjendje aspak të mirë në fushën e të drejtave njerëzore. Parlamenti po miraton shumë ligje të kësaj fushe, por mungojnë akte nënligjore dhe ligjet e mira nuk zbatohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëzhguesit pohuan se gjendja e të drejtave të njeriut është vërtet e rëndë, po ashtu si mungesa e informimit mbi to edhe mungesa e studimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkelja e të drejtave njerëzore është një dukuri masive që kryhet nga shteti” tha profesor Erion Kristo nga Universiteti “Marin Barleti”.

Pjesëmarrës në tubim theksuan se një arsyet kryesore të kësaj gjendje të rëndë me të drejtat njerëzore është shkelja dhe nëpërkëmbja e të drejtës mbi pronën, prej nga nisin shumë shkelje të tjera.

Nga ana tjetër vazhdojnë abuzimet e administratës së lartë me fondet publike, që shkojnë për shpenzime luksi dhe jo për shërbime publike.

Veprimtarët pohuan se shkeljet e të drejtave të fëmijëve janë të shumta dhe ato burojnë kryesisht prej varfërisë ekstreme në shumë familje.

“Administrata dhe qeveritarët janë shumë larg realitetit dhe nuk njohin hallet e njerëzve të thjeshtë nëpër familje, ku ka mungesa elementare nga më jetiket si është ushqimi i përditshëm” – tha Arbër Hajdari drejtuesi i organizatës humanitare “Fundjava Ndryshe”.

Përfaqësues të shoqatave joqeveritare theksuan në reagimin e përbashkët dhe të njëzëshëm të shoqërisë në mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe koordinimin e veprimtarive humanitare për një rezultat sa më të mirë.

Qendra “Zëri i Integrimit” ka bashkuar studiues të rinj, të sapokthyer nga studime jashtë Shqipërisë, që përpiqen të japin ndihmesën e tyre në Shqipëri në shumë fusha të jetës së vendit.

Image may contain: 3 people, people smiling, indoor

Image may contain: 4 people, screen

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 6 people, people sitting

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?