”Zerojmë të paktën 7 taksa”, Këlliçi vijon prezantimin e programit për uljen e taksave

prezantimin e programit për uljen e taksave, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, ish-deputeti Belind Këlliçi, ndau me qytetarët dhe bizneset gjatë ecjes në një prej rrugëve të kryeqytetit.

“Një pjesë do t`i zerojmë, se s`keni pse të paguani taksë për infrastrukturë shkolle nga dy herë. Idea është që të ndihmojmë biznesin e vogël. Të gjithëve po u shkoj derë më derë, biznes për biznes. Po u hyj dhe po ua jap në dorë. Kam shpalosur ditën e djeshme programin për uljen e taksave biznesin e vogël dhe të mesëm, që janë më të persekutuarit këto vite. Kështu që po dal dhe po takoj bizneset, qytetarët”, tha Këlliçi.

Programi i paraqitur nga Këlliçi synon uljen dhe zerimin e të paktën 7 taksave dhe tarifave vendore, të cilat sipas tij janë një barrë e rëndë financiare për 41 mijë biznese të vogla dhe të mesme në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?