Zetori rrëshket në kanal, humb jetën 55-vjeçari në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij e mitur 10 vjeçe është plagosur. Sipas policisë, 55-vjeçari ishte duke drejtuar mjetin e tij zetor, kur ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në kanal.

“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier”, thotë policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?