Zetorin e merr lumi, ulërimat: ”Lidhe fort, mos e lësho vajzën” (VIDEO)

Një situatë që vuri në rrezik jetët e qytetarëve është regjistruar në Sarandë. Forcat e policisë dhe FA arritën të shpëtonin tre persona në Kalasë. Ata po tentonin që të kalonin lumin me zetor, pasi ishte shembur ura, por i mori rrjedha e lumit.

Ndërhyrja e banorëve dhe forcave që erdhën në ndihmë shpëtoi tre personat mbi zetor. ”Kape litarin, lidhe fort, mos e lësho, lidhe vajzën”,-dëgjohen ulërimat.

Ne zetor ndodhej drejtuesi së bashku dy vajza, njëra nga të cilat ishte e sëmurë dhe po transportohej në spital. Policia dhe banorët i shpëtuan tre personat mbi zetor me litar. Banorët e fshatit janë bllokuar, pasi ura që u shemb ishte e vetmja rrugë që lidhte zonën me Sarandën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Report TV - Lidhur me litar e kapur për duarsh, shpëtohen 3 banorë në Sarandë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?