Zëvendës drejtori i policisë: Ne liruam rrugën, të protestojnë në trotuare

Zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Luigj Vathi në një prononcim për mediat tha se i kishin njoftuar me shkrim protestuesit me shkrim dhe iu kishin kërkuar largimin e tyre nga rruga.

Sipas tij, protestuesit mund ta vazhdonin protestën e tyre por në trotuar.

“Në bazë të njoftimit nga organizatorët policia ka marrë masat për mbarëvajtjen. Pas një kërkese të dytë ne u kemi kërkuar lirimin e rrugës. Policia e shtetit nuk i ka shpërndarë protestuesit. Ne thjesht kemi liruar rrugën për mbarëvajtjen e automjeteve. Garantoj që çdo qytetar ka të drejtë të protestojë pa cënuar të drejtat e të tjerëve”,-tha ai për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?