Zëvendësministri Ceno Klosi mbi investimet dhe bashkëpunimin në energjinë e rinovueshme në Shqiperi…

Zëvendësministri Ceno Klosi në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Tiranë me delegacionin e Qeverisë Norvegjeze të kryesuar nga Sekretari i Shtetit Znj.Varteressian si dhe prezencë të ambasadorëve të huaj, për të diskutuar mbi investimet dhe bashkëpunimin në energjinë e rinovueshme në Shqiperi dhe më gjerë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e zhvillimit rajonal dhe forcimi i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Norvegjisë, duke shfrytëzuar potencialin e madh që ofron sektori i energjisë.

U diskutuan projekte konkrete si ai i shoqërisë norvegjeze Statkraft, i cili me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, do zhvillojë më tej burimet e energjisë së rinovueshme, duke rritur sigurinë energjitike, madje duke e zhvilluar këtë sektor në nivele mjaft konkurruese në tregun rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, gjatë takimit bilateral u shpreh angazhimi për krijimin e një grupi të përbashkët pune, për intensifikimin e projekteve të përbashkëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?