Zëvendësministrja emërohet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, është emëruar kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Është vetë ajo që e konfirmon lajmin përmes një postimi në rrjetin e saj Facebook.

Ajo shkruan se është nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të dhënë kontributin në këtë institucion duke pasuar kolegë si Toni Gogu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit emëruar tashmë prefekt i Qarkut të Tiranës duke zëvendësuar Suzana Jahollarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nder dhe privilegj vlerësimi dhe besimi për të shërbyer si Kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë; duke pasuar një koleg të çmuar si Toni Gogu dhe me ekipin e kolegëve këshilltarë të spikatur, besimplotë se bashkë do vazhdojmë punët e mira të Tiranës sonë” – shkruan Kuko na Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?