Zgjaten me tre muaj hetimet për ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat me  tre muaj afatet e hetimit për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Zgjatja e hetimeve vjen pasi Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Jaeld Çelës, i cili kundërshtonte zgjatjen e afateve hetimore.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës ankimoi zgjatjen e fundit të Prokurorisë, afat i cili përfundon në 18 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë gjykata vendosi të pranojë ankimimin e ish-Ministrit të Brendshëm Samir Tahiri për zgjatje te afateve duke caktuar 10 marsin si afatin e fundit për të çuar dosjen në gjykatë apo për pushimin e hetimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?