Zgjedhja e kandidatëve/Berisha vendos: Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët

Gjatë takimit me krerët e degëve të PD-së, Sali Berisha tha se primaret do nisin nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Primaret do jenë të hapura edhe për simpatizantët.

“Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD që do të kandidojë dhe cilido që mendon se këto janë vetëm për anëtarët, ju them që janë edhe për simpatizantët. Ata janë të lirë të vijnë të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë.

Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët, do të përpiqemi ta përshpejtojmë dhe me të tjerat, dora-dorës”- tha kryetari i PD.

SHKARKO APP