Zgjedhja e kryeprokurorit dhe anëtarëve të KED, BE: Reforma në Drejtësi, kryesore për integrimin
Menjëherë pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm, ka ardhur reagimi i parë ndërkombëtar.
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, shkruan në “Twitter” se mirëpret zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të KED. Sipas tij, zbatimi i Reformës në Drejtësi është kryesor për rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për rrugën e integrimit”, shkruan ambasadori Soreca.