“Zgjedhje në pranverën e 2020”, Petrit Vasili jep formulën për reformën zgjedhore

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se koha më e përshtatshme për të zgjidhur krizën politike është pranvera e vitit 2020, kohë kur mund të mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

“Zgjedhjet janë tek pragu i derës dhe unë besoj se pranvera e vitit 2020 do të ishte një kohë optimale për të ndalur krizën ekonomike dhe shoqërore që është në pragun e derës”, u shpreh Vasili.

Numri dy i LSI, në studion e lajmeve në RTV Ora dha formulën si mund të miratohet reforma zgjedhore. Sipas tij, produkti për reformën zgjedhore duhet të dalë nga opozita, parlamenti aktual dhe një ndërmjetësim ndërkombëtar. Sipas tij në parlament do të bëhet një votim formal.

“Formula është shumë e qartë opozita politike, parlamenti me mazhorancën dhe gjithçka ka brenda dhe një ndërmjetësim ndërkombëtar për ti dhënë kredibilitet këtij procesi. Kredibilitetin e procesit nuk mund ta japë Damina Gjiknuri.

Duhet bërë sa më parë kjo nga ana e mazhorancës. Ne duhet ti japim patjetër provën që reformën zgjedhore e kryem menjëherë me integritet të lartë, sepse Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE/ODIHR. Një vend që kryesohet nga një qeveri që vjedh vota nuk mund të vëzhgojë dhe kryesojë këtë institucion.

Të dy palët janë opozita dhe mazhoranca, prodhojnë një produkt, i cili ka praninë e ndërkombëtarëve për integritetin e lartë dhe bën një votim formal në parlamentin e Shqipërisë. Ky parlament ka mbetur. Ka dhe mekanizma të tjerë, por ne po themi cila është rruga më e shpejtë dhe më e shkurtë për të realizuar jo vetëm një synim madhor çeljen e negociatave, por të mundësojmë sepse duhet të shkojmë në zgjedhje sa më parë”, u shpreh Petrit Vasili.

Ora News - "Zgjedhje në pranverën e 2020", Petrit Vasili jep formulën për reformën zgjedhore

SHKARKO APP