Zgjedhje të reja në Himarë? Deputeti i PS-së analizon çështjen që prek edhe Fredi Beleri

Do të jetë Fredi beleri, kryetari i Himarës për 4 vitet e ardhshme, dhe nëse jo, do të ketë zgjedhje të reja në bashkinë e Himarës? Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj thotë se arrestimi i Fredi Belerit është një çështje e drejtësisë për një akuzë penale për të cilën Beleri ka rënë në përgjime.

“Mos të marrim rolin e dretësisë, pasi drejtësia është mjaftueshëm e drejtë dhe profesionale për të dhënë drejtësi. Po flasim për një abuzim të kreyer në kundërshtim me ligjin dhe të kapur në flagrancë. Për të parë nëse drejtësia është e kapur, mjaftojmë të shohim se mjaft zyrtarë të lartë nga radhët e PS janë duke u përballur me ligjin”, tha Metaj.

Pyetjes nëse PS-ja është e gatshme për të shkuar në zgjedhje në Himarë, nëse Beleri nuk betohet dhe nuk merr mandantin, Metaj iu përgjigj duke thënë se Partia Socialiste është një forcë politike e gatshme kurdoherë për të hyrë në beteja elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?