Zgjedhjet 2015, Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit në Tiranë takon Metën
Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA Hoyt Brian Yee po viziton Tiranën dyjavë para zgjedhjeve.
Gjatë një takimit me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, Hoyt Brian Yee ka vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar dhe theksoi se SHBA i gjendet përkrah në përpjekjet për të adresuar sfidat madhore që lidhen me luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar, rritjen e integritetit të përfaqësimit politik në nivel lokal dhe qendror si dhe me axhendën ekonomike.
Gjatë takimit, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Danald Lu, u diskutua edhe për zgjedhjet, me theksin se standardet do luajnë rol kyç në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Kryetari i Kuvendit Meta nënvizoi se mazhoranca është e vendosur të avancojë me reformat madhore që nevojiten, veçanërisht me reformën në drejtësi e cila lidhet ngushtë me përmbushjen e 5 prioriteteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Meta theksoi se mazhoranca po tregon vullnet maksimal për një klimë sa më evropiane të zgjedhjeve lokale, dhe në këte drejtim mirëpret angazhimin konstruktiv të opozitës deri në fund të procesit zgjedhor.
Ambasadori amerikan Donald Lu para nisjes së fushatës zgjedhore, ngrit shqetësimin se në listat e kandidatëve, ka edhe emra me rekorde kriminale dhe bëri të ditur se ambasada ameirkane po bashkëpunonte me partitë për pastrimin e listave.
KOHA JONË SONDAZH

