Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Është thelbësore liria e zgjedhjes pa frikë
Më 11 maj 2025 mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe Ambasadori i OSBE, Michel Tarran, vë theksin te marrja e masave për lirinë e zgjedhjes pa frikë nga qytetarët. Sipas ambasadorit, kjo është thelbësore kjo për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre.
“Fshehtësia e votimit përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen. Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre. Fshehtësia e votimit konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar. Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave. Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori në fjalën e tij në konferencën e organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje.
Tarran theksoi se, procesi demokratik minohet për shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit.
“Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri has sfida. Raportet vënë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale për votimet në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë qendrave të votimit”, theksoi ai.