Zgjedhjet/25 shkurti, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve
Paralel me përgatitjet për fushatën dhe zgjedhjen e mënyrës së qasjes tek qytetarët, që këtë herë pritet të jetë shumë ndryshe edhe për shkak të pandemisë, subjektet politike duhet të avancojnë edhe me formalizimin e ekipeve me të cilat do të dalin para qytetarëve. 25 shkurti, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve.
Data e fundit kur partitë mund të depozitojnë listën e kandidatëve për deputetë është 6 marsi. Kjo përkon me 50 ditët para datës së zgjedhjeve që është përcaktuar në nenin 67 pika 1 të Kodit Zgjedhor. Përpara kësaj, që në 15 shkurt partitë kanë afatin e fundit kur duhet të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përtej kësaj date do jenë edhe 10 ditë të tjera kohë, që subjektet të vendosin nëse do të hyjnë në zgjedhje me koalicion apo vetëm. Edhe disa parti të krijuara rishtazi si ajo e Astrit Patozit dhe Jozefina Topallit kanë deklaruar se do bashkohen me një listë në betejën e 25 prillit.