Zgjedhjet, Ambasadori spanjoll: Zhvillimi i një procesi të drejtë dhe transparent do jetë arritje e madhe për Shqipërinë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi takoi Ambasadorin e Spanjës, Marcos Alonso Alonso dhe Ambasadorin e Austrisë Christian Steiner.
Në takime u diskutua lidhur me përgatitjen e procesit zgjedhor të datës 25 prill 2021, implementimi i projekteve të tekonologjisë së informacionit në zgjedhje, votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të republikës së Shqipërisë, financimi i partive politike e të tjerë.
Komisioneri Celibashi u shpreh se besimi që ky proces zgjedhor do të jetë i suksesshëm bazohet në bashkëpunimin e ngushtë dhe transparent të KQZ-së me të gjithë aktorët e përfshirë në proces, të cilët janë angazhuar seriozisht duke ofruar mendimet dhe opinionet e tyre. Ai tha se kjo do të ndikojë pozitivisht në ndryshimin e përceptimit të publikut, lidhur me organizimin e zgjedhjeve.
Celibashi theksoi se KQZ është duke punuar intensivisht në bashkëpunim me aktorët e tjerë, në çdo aspekt të procesit zgjedhor që të zhvillojmë zgjedhje të lira e të ndershme sipas standardeve ndërkombëtare
Nga ana e tij, Ambasadori Alonso deklaroi së rruga për zhvillimin e procesit zgjedhor është një rrugë me shumë vështirësi dhe zhvillimi i një procesi të drejtë dhe transparent është një arritje e madhe për Shqipërinë. Ai theksoi se Spanja si vend anëtare e Bashkimit Evropian, e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit.
Ambasadori Steiner theksoi se Austria si një vend që mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka interes lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ambasadori ofroi mbështetje dhe ekspertizë për realizimin me sukses të këtyre zgjedhjeve në situatë pandemie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?