Zgjedhjet, ambasadorja Kim: OSHEE më siguroi se do të ketë energji elektrike në çdo qendër votimi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka deklaruar se më 25 prill do të ketë energji elektrike në çdo qendër votimi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja ka treguar se ka marrë garanci nga OSHEE. Sipas saj, integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme

“Kam mësuar nga OSHEE sot planet e tyre për sigurimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit për zgjedhjet. Integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”- shkruan ambasadorja Kim.

SHKARKO APP