Zgjedhjet, avokati Lumaj tregon pse s’kemi foto të politikanëve shqiptarë me Trump: Shqipëria ta mbajë larg Sorosin!

Ndikimi i filantropit George Soros në Shqipëri ka përplasur në vijimësi edhe politikën shqiptare.

Petër Lumaj, avokat dhe strategjist republikan në SHBA, thotë se George Soros mund të tronditë shtetet e Ballkanit që kanë një demokraci të re dhe të brishtë ndaj sugjeron politikanët shqiptarë ta mbajnë larg.

Lumaj: Kur flasim për Soros nuk flasim për individ, flasim për kompani apo korporata miliarda dollarësh. Influenca e tij është komplet e majtë, socialiste. George Soros mund të tronditë shtetet e Ballkanit që kanë një demokraci të re dhe të brishtë. Politikanët shqiptarë të mos lakmojnë paren e tij dhe investimet e tij që janë djallëzore, por të largojnë investimet nga Shqipëria, të mos influencojnë situatën politike në Shqipëri, të mos influencojnë zgjedhjet. Ky është vendim që e merr parlamenti shqiptar dhe ne si shqiptaro-amerikan e shohim me shqetësim pro në fund të fundit do ta vendosni ju në prill, në zgjedhjet e 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitet elektorale janë shoqëruar gjithmonë edhe me vizita të shpeshta të politikanëve shqiptarë në SHBA por jo për këto zgjedhje. Arsyen e zbulon Lumaj për Ora News.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lumaj: Nuk është se politikanët shqiptarë nuk kanë interes të vijnë në SHBA, të bëjnë një foto me politikanë dhe ta përdorin për qëllime politike në Shqipëri. Por SHBA  e kanë ngadalësuar afrimin apo bashkëpunimin me disa politikanë shqiptarë sepse çdo herë që publikohet raporti i DASH korrupsioni është problemi kryesor që ekziston në Shqipëri dhe fatkeqësisht nuk është populli shqiptar i korruptuar.Populli diskuton sot gjërat elementare për jetën ndërsa politikanët shqiptarë që hyjnë në politikë janë njerëz të zakonshëm dhe vetëvetiu bëjhen milionerë dhe miliarderë.Në Shqipëri nëse hyn në politikë ke hyrë për tu bërë i pasur, e kundrta e mentalitetit perëndimor. Ky është shqetësimi kryesor që ka administrata Trump, nëse duhet të investohet në politikanë shqiptarë që nuk i kanë të pastra raportimet për pasurinë e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?