Zgjedhjet, deputeti i PS: Nuk do të jetë një fushatë normale

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati për RTV Ora ka treguar se situata pandemike nuk ka ndikuar për keq në zhvillimin e fushatës para zgjedhjeve.

Sipas Bushatit, takimet janë zhvilluar duke respektuar masat e vendosura nga ekspertët mjekësorë, ndërkohë që ka shtuar se kjo fushatë nuk do të jetë normale.

Bushati: Kemi nisur takimet me strukturat tona, duke qenë të kujdesshëm ndaj rregullave dhe ligjeve që kanë të bëjnë me distancimet sociale për të ruajtur shëndetin. Ka qenë një periudhë diskutimi dhe marrëdhënie me çdo njeri që është pjesëtar i PS. Ka qenë një vit shumë i vështirë për t’i qëndruar pranë të gjithë qytetarëve, sidomos për shtresat më në nevojë kemi pasur një kontakt më të shtuar për t’i ndihmuar sado pak.

Dimë që nuk do të jetë një fushatë normale zgjedhore, nuk ka qenë në asnjë vend që është zhvilluar. Kemi parë se si është mbajtur distanca dhe janë respektuar masat. Mendoj që do të duhet të mësohemi dhe jemi mësuar me eksperiencën se si mund të zhvillohen këto procese kontakti dhe elektorale për pjesëmarrjen.

SHKARKO APP