Zgjedhjet dhe vota e emigrantëve, Damian Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri është takuar këtë të martë me kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis.

Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve bën me dije se temë e diskutimit kanë qenë dhe zgjedhjet e 14 majit dhe vota e emigrantëve.

“Zgjedhjet vendore të 14 Majit, puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, vota e emigrantëve dhe ecuria e proceseve integruese të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian ishin disa prej temave të diskutimit”, thekson Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?