Zgjedhjet e 11 majit në duart e gjyqtarëve Lutfije Celami (relatore), Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza

Kolegji Zgjedhor ka caktuar 4 shtatorin si data ku do të mbahet seanca mbi ankimin e koalicionit PDF-ASHM mbi rezultatin final të zgjedhjeve të 11 majit. Në fakt zgjedhjet i vulosen shqiptarët, por gjithsesi e drejta ligjore e PD për të kundërshtuar do të shqyrtohet me 4 shtator.

Njoftimi i Kolegjit Zgjedhor:

“Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim, Kërkesëpadia Nr.30 Regjistri Themeltar Dt.01.09.2025 Regjistrimi, me:

Swiss Digital Desktop Reklama

PADITËS: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM).

Swiss Digital Mobile Reklama

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.

PERSON I TRETË: Partia Socialiste.

OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.34, datë 28.08.2025 të Komisionit Rregullator pranë KQZ, duke vendosur rrëzimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvend të datës  11 Maj 2025.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga gjyqtarët:

Lutfije Celami (Relatore);

Entela Shedula (Anëtare);

Alma Kodraliu (Anëtare);

Ornela Naqellari (Anëtare);

Enkel Peza (Anëtar).

Në bazë të Urdhrit Dt.02.09.2025 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet më datë 04.09.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë. Tiranë, më 02.09.2025.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?