Zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar të PD, Gjana: Basha nuk ka detyrim për dorëheqje
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Jemin Gjana, ka folur në lidhje me procesin zgjedhor për kryetarin e PD-së.
I pyetur nëse Kryedemokrati Lulzim Basha, duhet të japë dorëheqjen për të qenë i barabartë me kandidatët e tjerë, Gjana në një deklaratë për mediat u shpreh se Basha nuk ka detyrim për dorëheqje.
Ai shton se në 2017 ka pasur një debat që të kishte normë statutore që detyron dorëheqjen, por që nuk u miratua
“Duhet të përgatisim udhëzimin bazë me të cilin do të përcaktojmë të gjithë modalitetet e procesit dhe do të ia paraqesim Kryesisë së PD, e cila do të mblidhet të dielën, për të përcaktuar dhe kandidaturat me qëllim që ta miratojë si paketë të plotë dhe modelin që do të operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, ka për detyrë të merret me proceduarat. Është debatuar në 2017 në Kuvendi kombëtar të PD nëse duhet të kishte një normë statutore që detyron dorëheqjen dhe nuk është miratuar. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje, pjesët e tjera duhet janë individuale.”
Gjana ka treguar edhe se çfarë duhet të plotësojnë kandidatët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 qershorit.
“Do të miratohet një formular për të gjithë ata që do të hedhin kandidaturën, siç ka qenë dhe për kandidatët për deputetë, do të ketë një numër të dhënash, dhe më pas do të konkurojnë në Kryesi për tu miratuar.”
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ditwn e djeshme miratoi datën 13 qershor për zgjedhjet e kryetarit të ri të kësaj force politike.
Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj.
Komisioni Zgjedhor Brenda Partisë Demokratike do të përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani në rolin e anëtarëve, ndërsa kryetar do të jetë Jemin Gjana.