Zgjedhjet e 14 Majit, gazetari Abilekaj: Po dalin të fortët nga burgu

Analisti Enton Abilekaj, thotë se dalja e të fortëve nga burgu para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, është dukuri e do procesi zgjedhor. Ai solli në vëmendje deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se Dan Hutrën e nxori nga burgu kryebashkiaku aktual i Kamzës pasi i duhej për zgjedhje.

”Fakti që Safet Bajraj ka dalë nga burgu pak para zgjedhjeve është i çuditshëm. Lidhjet e tij me PS kanë qenë nga Luan Harusha, vetë ish-deputeti ka deklaruar se ka futur mik.

Shteti belg është duke informuar qeverinë që Safet Bajraj ka disa dënime. Qeveria nuk i njeh dosjet dhe i ka thënë që sillni dokumentet. A lidhet kjo me zgjedhjet?

Dan Hutra doli nga burgu para zgjedhjeve dhe Berisha tha se e nxori kryebashkiaku i Kamzës se i duhej për zgjedhje. Dalja e të fortëve nga burgu para zgjedhjeve dukuri e çdo procesi zgjedhor”,-tha në ”MCN TV”.

SHKARKO APP