Zgjedhjet e 2017 në Dibër, “Dosja 184” transferohet në SPAK

Dosja 184 e zgjedhjeve të vitit 2017 në Dibër do të hetohet përfundimisht nga SPAK.

Vitin e kaluar pati një ping- pong mes ish- Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe asaj të Dibrës tashmë ajo do të jetë nën kompetencën e SPAK.

Në korrik të vitit 2019 Krimet e Rënda shpallën moskompetencë pas 2 vitesh nga dosja. Pas përgjimeve të publikuara nga BilD.

Enkeleda Cami Keshi refuzoi të mbajë dosjen në Prokurorinë e Dibrës. Pas një debati mes dy prokurorive, ish- prokurorja e përgjithshme Arta Marku e dërgoi përfundimisht Prokurorisë së Dibrës.

Por çfarë është Dosja 184?

Dosja 184 janë hetimet e Prokurorisë lidhur me pretendimet për krime zgjedhore të kryera nga mazhoranca gjatë zgjedhjeve vendore në Dibër.

Dy vite pas regjistrimit të kësaj dosjeje, në 2019 media gjermane Bild publikon përgjimet gjatë fushatës dhe gjatë zgjedhjeve në Dibër të 2017.

U publikuan biseda të kryeministrit Rama, ish- ministrave Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri, Ulsi Manjës apo Pjerin Ndreut me përfaqësues të PS në Dibër Arben Keshin, Ymer Lalën, biznesmenin Bekim Krashi, drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeçi, mësuesin Lavdrim Murati, drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin, shefin e komisariatit nr. 5 në Kamëz Sali Skura, dhe ish- deputetin e PS Artan Gaçin.

Në dosjen 184 po hetohen zyrtarë të lartë të politikës por deri tani hetimet janë hermetike.

SHKARKO APP