Zgjedhjet e 2025, Basha zbulon kandidatët për deputetë! Korreshi: Do të ketë byrekë për ne shoku Luli?
PD-ja zyrtare ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe në mars do publikojë listën e kandidatëve për deputetë. Deputeti Arbi Agalliu u shpreh i bindur se PD-ja do të jetë një alternativë në këto zgjedhje.
Kurse deputeti i PD-së së Rithemelimit, Saimir Korreshi nuk i kursen ironinë. Ai tha se demokratët e Rithemelimit dhe grupit Bardhi do të presin ”ndonjë byrek nga shoku Luli”.
“Ne do të përgatitemi mbrapa atyre sepse të shikojmë njëherë a do na vejë shoku Luli, a do ketë ndonjë byrek edhe për ne. Në qoftë se nuk do të ketë ndonjë byrek edhe për ne, ia lemë shokut Luli të ecë përpara. Unë shpresoj që ai t’i gjejë 140 kandidatë, megjithatë t’ia lemë marsit. Po vitin e tha gjë ai apo jo? Marsin e kujt viti. Deri në mars të 2025, paskemi kohë”.
Sa i përket debatit për bashkëkryetarin e komisionit bipartizan të Reformës Zgjedhore, ku kërkohet zëvendësimi i Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin, deputeti demokrat tha se beteja nuk është për emrin por për respektin ndaj votës opozitare.