Zgjedhjet e 21 qershorit, sondazhi i parë i “IPR” nesër në 21:00 në Ora News

 

IPR Marketing dhe Ora News publikojnë nesër sondazhin e parë për zgjedhjet e 21 qershorit.

Në orën 21:00 të mbrëmjes në Tonight Ilva Tare, do të mësohet tendenca e votuesve në tre qytetet kryesore Tirana, Shkodra dhe Durrësi, ku edhe gara parashikohet të jetë më e fortë.

Dy sondazhet e tjera do të publikohen më 1 qershor dhe 16 qershor, ndërsa pas mbylljes së votimit do të publikohen edhe exit pollet e para.

Tradita e sondazheve dhe exit poll-eve me saktësi maksimale është kthyer tashmë në një trashëgimi për RTV Ora News, që edhe per Vendoret 2015 ka vendosur të bashkëpunojë me IPR Marketing, të drejtuar nga një emër i njohur i sondazheve në Itali, Antonio Notto, që bashkëpunon për herë të tretë me Ora News.

Saktësia e eksperiencave të zgjedhjeve të 2009 dhe 2013 do të jetë sërish garancia për të mësuar të parët fituesit e bashkive kryesore në vend.

SHKARKO APP