Zgjedhjet e 25 prillit 2021, publikohet ekstrakti i tretë i listave zgjedhore, ja si të verifikoni emrat

Ministria e Brendshme ka bërë publike ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Lista do firmoset nga kryebashkiakët, dhe më pas kanë detyrimin ligjor ti afishojnë në vendet publike. Prej datës 4 dhjetor, Drejtoria e Gjendjes Civile do të nisë verifikimet për publikimin e listës.

Ministria e Brendshme publikoi të martën ekstraktin e tretë të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Sipas njoftimit, zyrat e gjendjes civile në bashki apo njësi administrative, kanë detyrimin ligjor për të printuar të dhënat e votuesve sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si dy ekstraktet e tjera, listat duhet të firmosen nga kryetarët e bashkive, dhe më pas të afishohet në ambientet me hyrje të lirë dhe të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke nisur nga data 4 Dhjetor 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të nisë verifikimet për publikimin e listës së tretë të zgjedhësve.

Ndërkohë krahas listës së afishuar, qytetarët mund të verifikojnë online emrin në listën zgjedhore nëpërmjet portalit E-Albania.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ndërsa ekstrakti i dytë në 2 nëntor 2020.

Nga të dhënat paraprake të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,6 milionë persona.

Ndër ta, rreth 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019, vërehet se në zgjedhjet e 25 prillit janë rreth 72 mijë votues më shumë.

Para publikimit të listave të zgjedhësve, shumë qytetar denoncuan në media transferimin e gjendjes civile larg vendbanimeve të tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?