Zgjedhjet e 25 prillit, 2400 të burgosur s’lejohen të votojnë

Më shumë se 2000 qytetarë në vend e kanë të pamundur të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndonëse janë mbi 18-vjeç dhe të zotë për të vepruar. Ata ndodhen në qelitë e burgjeve në vend, në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Bëhet fjalë për ligjin për dekriminalizimin, i cili privon përkohësisht nga e drejta e votës të dënuarit për vepra të rënda penale. Zv/drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, konfirmon marrjen e masave për garantimin e procesit të votimit për të dënuarit dhe paraburgosurit e tjerë.

Pavarësisht vendbanimit të familjeve të tyre, të dënuarit votojnë për kandidatët e qarkut ku vuajnë dënimin. Puna e stafit të burgjeve përfundon me përgatitjen e listave të zgjedhësve dhe krijimin e kushteve për ngritjen e një qendre votimi. Komisionerët janë persona që vijnë nga jashtë sistemit të burgjeve, që ditën e zgjedhjeve marrin autorizimin përkatës për të ushtruar funksionin brenda hekurave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?