Zgjedhjet e 25 prillit, Fatos Lubonja: Opozita të aktivizojë qytetarët

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se qëndrimi i diplomatëve të SHBA dhe BE për rrëzimin e marrëveshjes së 5 qershorit duhet të ishte më i ashpër. Në një intervistë për “News 24”, Lubonja shprehet se i vetmi qëndrim real për situatën ka qenë ai i ambasadorin britanik, Dunchan Norman.

Dalloj interesa të ndryshme të BE që përfaqësojnë ambasadorët lidhur me Shqipërinë dhe qeverinë, ata janë të kondicionuara nga kjo. Dallimi kryesor që bëj unë mes ambasadorit britanik që ishte më i ftohtë dhe shprehu zhgënjim pasi u duk se u pre në besë, ndërkohë amerikania dhe ai i BE për arsye të ndryshme folen sa për të larë gojën. Britaniku është jashtë, s’ka interesa, dhe ishte më i vërteti pasi s’ka interesa, kurse amerikani ka interesa si mbështetja e administratës Trump, dhënia e Skavicës, dialogu Kosovë- Serbi apo qoftë edhe klima që e rrethon ambasadoren amerikane e bën të mos luajë rolin e arbitrit”,- tha Lubonja.

Lubonja thotë se opozita duhet të aktivizojë sa më parë qytetarët për të mos rrezikuar humbjen në 25 prill. Sipas tij, opozita nuk duhet të merret më vetëm me premtime e denoncime, por të përfshijë qytetarët në politikë që të krijojë optimizëm aktiv dhe që të sjellë atë që shpreson se me vërshimin e populli që s’do ketë digë të Ramës ta ndalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lubonja i vlerëson të drejta shqetësimet e ngritura nga Presidenti i Republikës. “Presidenti flet për puç shteti, për akte të rënda, që po bëhen, dhe këto po bëhen për të kompensuar mungesën e konsensusit. Presidenti ka këto reagime se është ky shqetësim. Duket sikur tek e fundit çfarë pret, pret që populli të shkojë të votojë. Hapat po bëhen për të penguar vullnetin e lirë të popullit. Në krahasim me kohën kur opozita thoshte që s’bëhen zgjedhje me Ramën dhe ikën nga parlamenti, sot Rama ka më shumë në dorë se çfarë kishte. Opozita duhet të aktivizojë popullin”,- tha Lubonja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?