Zgjedhjet e 25 prillit, Partia Republikane mbledh drejtuesit e degëve

Partia Republikane mblodhi drejtuesit e degëve në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Kryetari i PR Fatmir Mediu kërkoi përfundimin sa më parë të përzgjedhjes së 140 kandidaturave që do konkurrojnë në emër të Partisë Republikane.
Shqiptarët duhet të bashkohen kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës me një platformë politike dhe qeverisëse e cila vendos në plan të parë interesin kombëtar, Shqipërinë, garanton një Shqipëri anëtare te BE brënda mandatit të parë qeverisës, garnton zhvillim ekonomik, siguri, një shëndetësi bashkëkohore dhe sistem arsimor Europian.
Opozita bashkë me shqiptatët të rinj dhe të reja, me njerëz të talentuar që kanë studiuar në universitetet më të mira në Amerikë, Europë, punojnë në Institucionë të rëndësishme financiare, ekonomike dhe shëndetësisë të bashkohen në qeverisjen e opozitës së djathtë për të ndërtuar një shtet kushtetues dhe në shërbim të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve

SHKARKO APP