Zgjedhjet e 25 prillit, Policia nis procesin e trajnimeve për efektivët

Këtë të martë ka nisur proçesi i trajnimeve për punonjësit e Policisë mbi ”Detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet e datës 25 prill 2021”.

Në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me kreun e KQZ, Ilrjan Celibashi ranë dakord që të bashkëpunojmë për zgjedhjet e 25 prillit.

”Zgjedhjet janë të ndikuara nga pandemia. Do bashkëpunojmë me KQZ”,-u shpreh Veliu. Kreu i OSBE-së, i cili po ashtu ishte i pranishëm në takim u shpreh se policia e shtetit duhet të zbatojë punën e saj dhe të sigurojë zgjedhje të qeta.

SHKARKO APP