Zgjedhjet e 30 qershorit, Beqiraj – Ekonomit: Duhen dy veta për “tango”

Ish- zëvëndës ministrja e Financave, Irena Beqiraj e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora kujtoi shprehjen e famshme angleze, duhen dy veta për tango, për t’i thënë deputestes socialiste, Milva Ekonomi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk duhet të bëhen pa opozitën.

Irena Beqiraj: Anglezët kanë një shprehje, duhen dy veta për tango. Në një krizë, debat, konflikt nuk ka vetëm një palë, ka dy palë. Nuk mund të bësh konflikt me veten. Të hahesh me veten. Mendoj se, nuk është vetëm faji i PS-së, por PS-së i bie detyra të bëjë hapin e parë dhe të gjitha mundësitë tona për ta ulur në tavolinë. Dhe në fakt duhet ta kishin bërë në shkurt, sipas mendimit tim. Ato letrat dhe përulja, lutjet duhet të kishin ardhur për opozitën, popullin, shoqërinë civile në shkurt kur opozita e mori këtë vendim.Sado i padrejtë është. Ne duhet të reflektojmë pse vajti konflikti deri në këtë pikë. Besoj se edhe ne kemi pjesën tonë të mëkateve, duhet të kishim reflektuar dhe mendoj se kemi një mundësi të artë jo vetëm për të zgjidhur këtë krizë tani, por për të zgjidhur gjithë procesin demokratik. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?