Zgjedhjet e 6 marsit, akuza nga LSI-ja: Basha bashkëpunim të hapur me Ramën

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, thotë se për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ka një bashkëpunim të hapur Rama-Basha. Po ashtu ai thotë se ditën e zgjedhjeve do të kuptohet se kush është opozita reale në vend.

”Ne si opozitë dhe si LSI duam ta çmontojmë regjimin e Ramës. E vetmja gjë që ka bërë Lulzim Basha ka qenë që i ka dhënë më shumë pushtet Edi Ramës. LSI është në bisedime për kandidatët e opozitës së vërtetë. E rëndësishme është që kemi kandidatë të denjë.

Basha ka bashkëpunuar me Ramën, për të goditur opozitën në vend dhe kështu Edi Rama të qeverisur vetëm. Të afërmit e Bashës janë partner të qeverisë në kontrata. Basha është pjesë e pazarit me qeverinë.

Mbështetësit e opozitës janë përdorur për interes personal të Bashës, banorët e Unazës së Re janë përdorur për interesa personale të Lulzim Bashës”,-tha për ”Syri.net”.

SHKARKO APP