Zgjedhjet e pjesshme e së dielës, shtyhet vlefshmëria e kartave të identitetit
Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm miratoi Aktin Normativ që shtyn afatin e vlefshmërisë për kartat e identitetit, për zgjedhësit e 6 bashkive ku zhvillohen zgjedhjet e pjeshme lokale të dielën.
Afati i vlefshmërisë së këtyre kartave që iu kalon afati shtyhet deri në 7 mars 2022.
Ky vendim i qeverisë bëhet për t’u dhënë mundësi atyre qytetarëve që nuk kanë rinovuar në kohë dokumentin biometrik që të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale.