Zgjedhjet e reja në Himarë, Celibashi nuk tërhiqet: Heqja e mandatit të Fredi Belerit është e drejtë!

Heqja e mandatit të Fredi Belerit për Ilirjan Celibashin është vendimi i duhur. ”Jam i bindur për ligjshmërinë e vendimmarrjes. Dikush e shikon ketë vendim jo të duhur, palët kanë të drejtën e tyre për ta kontestuar vendimmarrjen e komisionerit. Për saktësi vendimi i komisionit nuk është vendim për shkarkim, pasi nuk bazohet në ligjin e organeve të qeverisjes vendore, por bazohet tek ligji i dekriminalizimit”,-tha Celibashi.

Pengesën për t’u përgatitur për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Ilirjan Celibashi nuk sheh as vendimin e Komisionit Rregullator që nuk miratoi, duke i mbajtur ende pezull afatet për regjistrimim e kandidatëve dhe fushatën.

Nisur nga ky argument, KQZ miratoi sot ndarjen e komisionerëve për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që mbahen më 4 gusht, ku opozita do të ketë shumicën e komisionerëve, për KZAZ 3 Partia Demoraktike dhe 1 PL, ndërsa mazhoranca do të propozojë 3.

SHKARKO APP