Zgjedhjet e reja në Himarë, media greke: Opozita në garë me biznesmenin që jeton dhe punon në SHBA

Për zgjedhjet e reja lokale në Himarë, gazeta më e madhe greke, ”Kathimerini” shkruan se organizata Omonia që përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipërinë e Jugut dhe partitë e opozitës shqiptare zgjodhën si kandidat të përbashkët në zgjedhjet e përsëritura bashkiake të 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria, një shqiptar etnik grek që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Kandidimi i tij pritet të shpallet zyrtarisht në Himarë në orët në vijim, por Gjikuria e ka bërë të ditur këtë të enjten përmes një postimi në Facebook. Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi në një vendim të diktuar politik, KQZ i hoqi mandatin e Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vjet burg, mbyll shkrimin gazeta greke.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?