Zgjedhjet, Fahri Balliu: Problem s’janë listat, por gjetja e kandidatëve përballë elektoratit. PS po bën punë të ‘nëndheshme’…

Botuesi Fahri Balliu i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka analizuar fushatën elektoral për zgjedhjet e 25 prillit, organizimin e opozitës dhe synimet e Ramës për një mandat të tretë.

Balliu thotë se PD është më serioze dhe në ngritje, teksa LSI-në e sheh më shumë në terren. Sa i përket PS, botuesi thotë se po luan një lojë të nëndheshme dhe se ka dyshime se po bën veprime të paligjshme.

Sa i përket mënyrës se si do të shkojë opozita në zgjedhje, Balliu thekson se problemi nuk është nëse PD dhe LSI do të shkojnë em dy lista apo një listë, por gjetja e kandidatëve përballë elektoratit, autoritetit dhe natyrshmërinë që ata kanë.

Balliu kujton shembullin e Berishës që e përcakton si një kryetar partie brilant në këtë drejtim.

PYETJA: Zgjedhjet e 25 prillit, si ju duket a ka nisur fushata edhe pse partitë kanë angazhimet, a është elektrizuese?

FAHRI BALLIU: Fushata ka nisur dhe ka nisur në disa tregues që nuk janë zakonisht pulbikë. Siç janë gjetjet e pikave nevralgjike të elektoratit, studimi i kandidaturave, marifete sipas stileve të partisë, si partia që është mësuar të vjedhë vota krijoh hajdutërinë e vet të re. Po kështu PD që ka një traditë dhe kulturë më të madhe pluraliste sepse ajo e solli modelin e zgjedhjeve ka nisur punët e veta me caktimin e drejtuesve të qarqeve, me kërkimin e figurave profesionale e autoritare. Të mos jenë si zbulime arkeologjike, për mirë apo për keq, por ti ketë një natyrshmëri në rrugën e tyre, jetën e tyre profesionale, njerëzore, politike. Në këtë kuptim mendoj se kërkimi i PD do të jetë më serioz dhe në ngritje.

Mjafton sot të shihje kronikën e Bashës që ishte shumë goditës dhe akuzues ndaj qeverisë, dhe kërkues për të mbajtur përgjegjësinë. Jemi 8 vjet pas një qeverisje dhe kryeministri sillet sikur është seferllik. Siç bën me karrierën e përgjithshme të tij që e paraqet veten, një karrierë e tillë e një njeriu që ka shumë përgjegjësi.

Një tablo e përgjithshme, fushata ka filluar. Që kur partitë me forma të ndryshme të punës, LSI është si të thuash në terren, kurse vë re që kryeministri dhe PS respekton atë stilin e heshtjes dhe të punëve të nëndheshme, e cila një pjesë janë të ndëshkueshme të dënueshme.

Në këtë aspekt pamja është herë herë dramatike, sepse përpjekjet që po amrrin këto zgjedhje, të qeverisë, Ramës, e formacionit organizativ është të paraqesë një ëndërr që e ka jetuar 8 vjet, dhe populli nuk e di që e ke jetuar këtë, gjithë këto vite të lumtur, dhe kanë frikë mos populli zgjohet dhe humbet ëndrrën. Simboli i gënjështrës me Ramën ka arritur kuota shumë të larta. Nëse kemi pamje trishtuese, targjiko-dramatike në shëndetësi, kemi Ramën që lavdëron disa mjekë që janë të njohur edhe në marrjen e ryshfeteve. Harron që qytetarët që duan shërbim paguajnë në mënyrë të tmerrshme. Ka dy frika, një që mos e zërë COVID-19, e dyta ku do i gjejë lekët, dhe kjo nuk përputhet me ëndrrën kryeministrore për shëndetësi falas. Ky ishte kundër mjekëve, me formulimet e tij, tani ky vazhdon të njëjtën, mbron pjesën që nuk është në krye të detyrës, dhe sulmon ata që janë në krye të detyrën, si mjeku Ilir Allkja. Pamjen e shëndetësisë e shohim e jetojmë vetë. Trishtuese në raport me numrin e popullsisë. Intensioni i madh elektoral që e kap, ka interesin për mbajtjen e pushtetit përmes argumentit se ju shqiptarë s’mbani mend sa mirë keni jetuar, që në vitin e parë në 6 fjalë 5 i kishte burg. Kjo është qeverisja e Ramës. Në gjithë botën një dritë elektrike është falas për familjet që nuk kanë, kurse ky vetëm në 2-3 vjetët e para kishte 31 mijë fleta arresti për këta. Pa folur për opozitarët e demonstruesit.

PYETJA: Opozita dhe organizimi i saj, a është vonë PD për listat?

FAHRI BALLIU: Në njohuritë e mia, ajo ka një afat ligjor që është larg, ndërsa unë mendoj që me dy lista apo një listë ata  do zgjedhin atë që e favorizon më shumë opozitën. Nëse e favorizojnë 2 lista, ata do bëjnë atë. Kjo s’është, ka variante që kjo e dëmton, këto janë shtjerë në tenxhere. Këto janë llogari teknike.

Këtu problemi është gjetja qoftë për PD, LSI, PS është gjetja e autoritetit të personit, sa i natyrishëm është ai me elektoratin ku po e çon, çfarë biografie ka, çiltërsia, sinqeriteti. Nëse këtu bëhet një gabim që po themi është 1%, 4$, 7% aty në zgjedhje është 70%.

Në këtë sembull brilant ishte Berisha, që gjente kandidatët përballë zonës. Ka pasur edh strukturë organizative.Qëmtonte njeriun dhe PD ka nxjerrë figura që u bënë autoritare në drejtim. Opozita si të thuash po e mbush tenxheren e qumështit me kujdes, dhe të jetë opozitë që sjell shpresë dhe nuk ndjell fatkeqësi apo tragjedi, kërcënim. Është duke hecur me hap të sigurtë. Janë çështje që bëjnë në thonjza stilistikën elektorale.

PYETJA: Nga sondazhet që kanë dalë, duket se mbetet PS e ruan një pozicion të parë relativ. Çfarë oferte kanë partitë që e ruajnë këtë elektorat?

FAHRI BALLIU: Me sondazhet, prodhimi i tyre zakonisht është na flukset e majta. Se janë më të ngeshëm e më talent. Sepse grabisin fondet për këtë punë. Këtu kemi një grabitje që fillon nga Shqipëria e deri në Amerikë. Për Trump nxirrnin sondazhe fituese, pastaj e ndryshonin atë.

Po të kujtoj një rast të një djali në gazetë, bënte horoskopin, dhe në darkë lexonte çfarë i përkiste atë që kishte shkruar në mëngjes.

Në ’97 PD mori më shumë vota se në ’96. E hatashme ishin rezultatet në Vlorë e Durrës. Këtu propaganda dhe përpunimi që bën qeverisja, falë kontakteve që kam ka një besim të madh se Rama nuk do i fitojë dhe do ia hedhë edhe këtë herë. E treta e vërteta, Rama do shihet nga dy faktorë, nga kokfortësia e fakteve dhe e përvojës në shpinë e qytetarëve, dhe lufta e opozitës që janë të gjitha kundër qeverisjes.

SHKARKO APP