Zgjedhjet, fond shtesë prej 20.9 milionë lekë për KQZ-në

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një vendim për shtesën e fondit në buxhetin e vitit 2024 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas këtij vendimi, KQZ do të marrë një fond shtesë prej 20.9 milionë lekësh, të cilat do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve përgatitore që i paraprijnë zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Shtesa e fondit do të kontribuojë në përgatitjen e KQZ për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Ky fond shtesë do të financohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2024. Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe do publikohet në ”Fletoren Zyrtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?