Zgjedhjet, ja qendrat problematike

 

Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e Demokraci të Qendrueshme prezantoi  gjetjet  e vëzhgimit  të  procesit  të  pjesës  së  parë  të  ditës  së votimit, të cilat pasqyrojnë situatën në të gjitha Qendrat e Votimit në mbarë vendin.

“Bazuar tek informacioni i marrë nga vëzhguesit jo-partiakë të Koalicionit, pjesa e parë e Ditës së Zgjedhjeve vazhdoi në një mënyrë të rregullt, me përjashtim të pak incidenteve të izoluara”, tha Mirela Bogdani, eksperte ligjore e KZLNDQ-së.

Incidentet e izoluara të raportuara nga vëzhguesit e KZLNDQ-së deri në orën 14.00 ishin:

Katër (4) raste në të cilat votimi u pezullua për më shumë se 30 minuta (Tirana QV 1939; Shkodër QV 0089 dhe QV 0092; Fier QV 3034)

Pesë (5) raste në të cilat fshehtësia e votimit nuk u garantua (Tirana QV 2082, QV 2009, QV19791; Vlora QV 4585; Korçë QV 4103)

Pesë (5) raste të asistencës në mënyrë të papërshtatshme  në votim (Tirana QV 17721, QV1926, QV 19791, QV 2127, Vlora QV 4585), si dhe 3 raste votimi familjar (Gjirokastër QV4120, Dibër QV 1151; Shkodër QV 81).

Dy (2) raste të presencës së personave të paautorizuar (në QV nr. 19791 në Tiranë, në QV nr.4585  në Vlorë)

Dymbëdhjetë (12) raste të të bërit fushatë përpara Qendrave të Votimit (në Durrës: QV nr.1373, QV nr. 14602, QV nr. 1416; në Dibër QV nr. 1111; në Korçë QV nr. 3979, QV nr. 3740; në Tiranë QV nr. 18761, QV nr.1789, QV nr. 17121; në Shkodër QV nr. 259;  në Vlorë QV nr. 4585,QV nr. 4598).

Vëzhguesit e KZLNDQ kanë pasur mundësi që gjatë pjesës së pare të ditës së votimit të vëzhgojnë të lirshëm procesin e votimit, siç edhe parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Sipas të dhënave të KZLNDQ, pjesëmarrja mesatare në nivel kombëtar deri në orën 14.00 ishte 31.6 % me marzh gabimi prej +/-0.8%. Ndarja e pjesëmarrësve në votim sipas gjinive ishte 47 % gradhe  53 % burra.

SHKARKO APP