Zgjedhjet, KQZ: Mbi 83 mijë vota të pavlefshme, qarku që kryeson
Më 25 prill, Shqipëria votoi për përfaqësuesit në Parlament në katër vitet e ardhshme. Partia Socialiste rezultoi fituese me 48.68 % të votave, e ndjekur nga PD me 39.43 %, partia e tretë në këto zgjedhje rezultoi LSI me 7. 81 % të votave dhe PSD e cila siguroi tre mandate me 2.25 % të votave.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mëngjesin e sotëm ka publikuar të dhënat e fundit rreth zgjedhjeve të 25 Prillit. Në faqen zyrtare të KQZ bëhet me dije se në zgjedhje kanë marrë pjesë 1,662,253 votues në 5, 199 qendra votimi.
Gjithashtu, sipas KQZ në të gjitha qendrat e votimit janë 83,019 vota të pavlefshme dhe 1,578,168 vota të vlefshme. Siç vihet re nga shifrat në këto zgjedhje është vënë re një numër i lartë votash të pavlefshme që nëse e krahasojmë me zgjedhjet e kaluara.
Qarku që kryeson në numrin e fletëve të pavlefshme është Tirana me 18 442 vota, i ndjekur nga Elbasani me 9 772 dhe i treti në listë sipas të dhënave është Fieri me 7 375 vota.
Fletët e votimit të pavlefshme:
- Tirana 18 442 vota
- Elbasan 9 775 vota
- Fier 9 mijë e 375 vota
- Durrësi 7 808 vota
- Korçë 7 353 vota
- Shkodër 6 011 vota
- Berat 5 292 vota
- Lezhë 4 946 vota
- Vlorë 4 730 vota
- Dibër 4 686 vota
- Gjirokastër 2 310 vota
- Kukësi 2 188 vota