Zgjedhjet, Lala: Në listat e partive mund të ketë persona të mbështetur nga kriminelët, Prokuroria e ka të vështirë ta provojë
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për listat e partive dhe për personat e inkriminuar.
Lala thotë se në lista kësaj radhe mund të ketë persona që janë të mbështetur nga kriminelët, në mënyrë që këta të fundit të fshihen pas tyre.
Ajo thotë se diçka të tillë Prokuroria e ka të vështirë ta provojë, prandaj në dorë i ngelet vetëm qytetarëve.
Lala ka marrë disa shembuj si Ilir Ndraxhi, djali i Aqif Rakipit në PS apo Vojo Bregut të LSI.
”Të fortët janë makineri e jashtëzakonshme për mbledhje votash. Nuk e kanë problem të kërcënojnë me bukën e gojës apo pistoletë në kokë. Gjë që krerët e partive nuk e bëjnë dot pa ndihmë.
Ambasadorja amerikane ka qenë e qartë. Ajo nuk lidhet vetëm me kandidimin e kriminelëve, por edhe nëse konstatohet njerëz të mbështetur nga kriminelë, me problematika në zonën e tyre, duhrt t’i refuzojnë me votë. I përket qytetarët nëse një emër i caktuar ose jo do të jetë përfaqëseus.
Ilir Ndraxhi është emër shumë i përfolur. Por derisa nuk ka një vendim gjyqësor, atëhere KQZ nuk ka çfarë bën. I takon qytetarëve pastaj të vendosin.
Ajo që shoh si më shqetësuese, është financimi i partive politike. Qytetarët mund të shohin listën, dhe persona që janë përfolur, për lidhje me krim të organizuar, korrupsion etj. Mund të kemi në lista persona që janë të mbështetur nga kriminelë. Prokuroria e ka vështirë t’i provojë.
Kemi djalin e Aqif Rakipit. Iku nga politika, e fitoi të drejtën. Është e dënueshme që ai të jetë në parlament. Por në fund fare është djali i dikujt që është përfolur për shumëçka në këtë vend. Edhe Vojo Bregu. Ka një kallëzim penal në SPAK. Por s’ka marrje të tij në hetim. E kualifikon për të qenë deputet.
Ka dhe luftë të ashpër politike, që kur ka përplasje mes palëve, rruga më e shkurtër është më e shpejta për t’i çuar në SPAK. Akuzat jo në rastin konkret, në përgjithësi i sulmojnë për t’i çuar në SPAK.
Ata me të cilët i kam prekur nga afër, kanë në dorë dhe mundësinë t’i refuzojnë. Problemi për t’i mbajtur kriminelët larg. Ky ligj duhet të zbatohet jo vetëm gërmë për gërmë, por nesër mund të jenë njerëzit e gabuar për të përfaqësuar qytetarët .”- tha Klodiana Lala.