Zgjedhjet lokale/ Berisha: Do të kemi koalicion të gjerë, mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj

”Do të kemi koalicion të gjerë”,-kështu shprehet kryetari i PD-së, Sali Berisha kur u pyet nga gazetarët në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen në 2023.

“Opozita nuk i emëron si Rama por do t’i zgjedhë me qytetarët. Ne miratuam procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve nëpërmjet primareve, shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara duke njohur të drejtën e simpatizantëve dhe sjellim një risi thelbësore në interesin më të mirë të demokracisë. Ne jemi në konsultime me aleatët të përcaktojmë format e daljes në një garë të suksesshme. Është gjithë spektri politik i djathtë janë partitë politike parlamentare dhe jo parlamentare të opozitës”.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët nëse Rama do të konfirmojë sërish Veliajn për Bashkinë e Tiranës, Berisha tha se e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj.

“Nuk e besoj që Rama të konfirmojë Veliajn. Siç e shihni e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Kthehemi pak te beteja që nisi, promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër Veliaj, Rama e solli në Tiranë Ballukun. Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha; vazhdo katet janë të tuat dhe unë do t’i nxjerr, se te kullat Rama ka fjalën finale. Ajo që ju e konsideruat si betejë kundër Veliajt, Veliaj e ktheu në betejë kundër Ramës. Balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës”.

SHKARKO APP