Zgjedhjet lokale, Berisha “presion” kandidatëve: Shumëfishoni përpjekjet tuaja në fushatë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi në selinë blu kandidatët për kryetarë bashkie, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Berisha ka dhënë argumentet që pse sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk mund të qëndrojë më në detyrë dhe më pas ju ka dhënë udhëzimet e tij kandidatëve për kryetarë bashkie.

Po ashtu Berisha kërkoi nga kandidatët që të shumëfishojnë përpjekjet në këtë fushatë elektorale teksa ka thënë se fitorja në këto zgjedhje ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike.

“Çdo orë që kalon është një orë shumë e çmuar për ju dhe komunitetin tuaj. Fitorja në këto zgjedhje ka rëndësi të jashtëzakonshme historike. Keni potencialet për të fituar zgjedhjet. Kemi detyrë që në emër të fitores të mobilizojmë fuqinë tonë për të nxjerrë nga skena një demon pushteti.

Në shpirtin e zi është një klonim besnik i të atit të tij xhelat, por që nuk ngurronte të firmoste varjen në litar të një intelektuali tjetër që me poezitë e tij u thoshte shqiptarëve të vërtetat më të mëdha. Ne do të merremi me Edi Ramën dhe vetëm Edi Ramën, largimin e tij sa më parë nga pushteti dhe ju uroj fitore”.

SHKARKO APP