Zgjedhjet lokale, deputeti Sula: Alibeaj dhe Berisha të kenë kandidatë të përbashkët

Në 2023 do të mbahen zgjedhjet lokale, dhe puna e partive ka nisur. Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, thotë se deputetët janë të unifikuar dhe duan që Alibeaj dhe Berisha të kenë kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale. Po ashtu ai foli edhe takimin ku 28 deputetë rikonfirmuan me votë Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi.

”Tani për të qenë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, nuk është se u bë një mbledhje për të diskutuar për çështjen e grupit parlamentar të PD, sepse Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar në detyrë.

Sigurisht situata nuk është normale, deri diku paradoksale, dhe që mendoj janë ezauruar në shumë debate politike nga politikanë të tjerë qoftë nga Komisioni i Rithemelimit qoftë nga politikanë të tjerë të PD-së. Ajo që më pëlqen është që përgjegjshmëria e të gjithë deputetëve ishte e lartë, sa i përket çështjes si duhet të bashkëpunojmë”.

Ai u shpreh i bindur se do të gjenden urat e komunikimit që dy grupimet e PD të dalin me kandidatë të përbashkët vitin tjetër.

SHKARKO APP