Zgjedhjet lokale, kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Një grua  e moshuar shqiptare hedh fletën e votimit në një nga qendrat e votimit në Tiranë. Shqiptarët janë duke votuar prej mëngjesit të ditës së sotme. Këto zgjedhje konsiderohen një hap kyç në përpjekjet drejt anëtarësimit në BE.

Vitin e kaluar, Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE dhe tani Tirana shpreson që të aprovohet kërkesa e saj për negociatat e anëtarësimit.

Agjencitë e huaja dhe më prestigjioze si “AP” kanë preferuar këtë grua të moshuar që voton, ndërsa procesi vlerësohet si më e rëndësishëm sesa fitorja e kandidatëve të mundshëm apo e partive në këto zgjedhje.

SHKARKO APP