Zgjedhjet lokale më 14 maj, Celibashi: Fleta e votimit do jetë e thjeshtë se në 2019

Zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë, dhe kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se fleta e votimit do të jetë më e thjeshtë se zgjedhjet e vitit 2019.

Për të në ato zgjedhje pati paqartësi për fletën e votimit dhe kjo sipas tij, edhe për shkak se KQZ e nisi vonë fushatën informuese për qytetarët, në lidhje me mënyrën sesi duhej votuar.

“Fleta e votimit këtë herë do të jetë më e thjeshtë se në zgjedhjet e fundit vendore. Duhet ta pranojmë që për shkak të debatit që u bë për fletën e votimit, ne si KQZ e nisëm pak vonë fushatën për mënyrën si votohej. Mesa duket, nuk adaptuam modelin e duhur të fletës së votimit, se nuk ka si shpjegohet ndryshe numri aq i lartë i fletëve të pavlefshme”, theksoi në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP