Zgjedhjet lokale, nënkryetarja e KQZ: Votimi dhe numërimi elektronik mund të aplikohet në Vorë
Edhe përse nuk ka një vendim zyrtar, nënkryetarja e KQZ, Lealba Pelinku thotë se partitë politike kanë shprehur vullnetin që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet në Vorë. Sa i përket identifikimit elektronik do të zbatohet në të 6 bashkitë, ashtu si në zgjedhjet e 25 prillit.
“Lidhur me projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik, nuk ka një vendimmarrje zyrtar lidhur me bashkinë ku do zbatohet ky projekt. Palët janë pyetur dhe kanë shprehur vullnet për aplikimin në bashkinë e Vorës, por ende nuk ka vendim zyrtar.
Bëhet fjalë për votimin dhe numërim elektronik, janë të lidhur teknikisht me njëri-tjetrin sepse pajisja që përdoret për votimin është e njëjta pajisje për të gjeneruar rezultatin e elektronik të zgjedhjeve.
Identifikimi në të njëjtën parim apo linjë që u aplikua në zgjedhjet e 25 prillit, detyrimi ishte për zbatimin e kësaj teknologjie në të gjitha QV rrjedhimisht edhe në këto zgjedhje, në 6 bashki do të aplikohet identifikimi elektronik”, tha Pelinku në Report Tv.