Zgjedhjet lokale, qytetet me pjesëmarrjen më të lartë në votime
Është mbyllur procesi i votimit në mbarë vendit, për zgjedhjen që do të vedosin se kush do tël jenë 61 kryebashkiakët që do të punojë për katër vitet e ardhshme.
Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në rang vendi është në 36.39%. Kukësi, Dibra dhe Tirana janë 3 bashkitë me pjesëmarrjen më të madhe në votime.
Në Kukës, pjesëmarrja është në shifrat e 51.96%, në Dibër 43.5% dhe në Tiranë 40.24%. Raportimet për këto shifra janë kryer nga 2662 qendra votimi, nga 5213 në total. Votues janë 694,836 nga 1,909,641 zgjedhës në listën e qendrave të votimit të raportuara.