Zgjedhjet lokale, Rama: I kemi gati patronazhistët

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, kryeministri Edi Rama tha se ka filluar faza e planifikimit strategjik të fitores. Rama ka ironizuar opozitën teksa ka thënë se PS bën konsolidim me partinë sepse sipas tij kanë parti dhe jo çeta që mblidhen dhe shpërndahen sipas thirrjeve.

”Punët e brendshme të PS që i ndjekim me shumë vëmendje vazhdimisht dhe nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u ndarë publikisht se ka filluar faza e planifikimit strategjik të fitores. I kemi gati patronazhistët, kjo është e rëndësishme.

Bëjmë konsolidimin me partinë se kemi parti dhe jo çeta që mblidhen dhe shpërndahen sipas thirrjeve. Duke pasur të gjitha bashkitë, kemi një analizë performance dhe me opinionin e kryesisë së partisë dhe mbyllet i gjithë procesi”.

SHKARKO APP