Zgjedhjet lokale, shqiptarët votojnë në Tuz të Malit të Zi
Këtë të dielë, në komunën shqiptare të Tuzit në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Qytetarët do të zgjedhin mes katër koalicioneve dhe tre listave të pavarura. Procesi i votimit do të jetë i hapur deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike të Malit të Zi nën emrin “Forumi Shqiptar”.
Në krahun tjetër është koalicioni nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.